Kreu Aktualitet Durrës – Në prangat e Policisë Vihen 7 shtetas, procedohen penalisht 5...

Durrës – Në prangat e Policisë Vihen 7 shtetas, procedohen penalisht 5 të tjerë

46

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin R. A., 25 vjeç, banues në Suedi, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të ndihmojë që të kalojnë kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me dokumente të dyshuara të falsifikuara, shtetasit A. B. dhe B. B., banues në Kabul, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
…..
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi Xh. B., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, iu gjet një dorezë metalike (përforcues grushti).
……
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit në Stacionin Manzë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasit:

E. P., 36 vjeç, banues në Shkallë, pasi gjatë kontrolleve të shërbimeve në lokalin e tij iu gjetën një shkop bejsbolli dhe një aparat celular me anë të të cilit ky shtetas organizonte baste e lotari sportive;

S. M., 19 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë një kontrolli fizik në rrugë në Sukth, u kap me një send armë të ftohtë (thikë).
….
Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Plazh proceduan penalisht shtetasit:

I. H., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi janë kapur në një lokal, duke përdorur faqe të lotarive sportive, që dyshohet se përdoren për të ushtruar këtë aktivitet.

Gjithashtu u proceduan penalisht edhe shtetasit A. H. dhe U. I., banues në Durrës, pasi iu sekuestruan dy telefona celularë, që dyshohet se përdoren për të ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit.
…..
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

C. H., 50 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dëmtuar një mjet të parkuar;

Gj. M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi;

G. Ll., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Previous articleArmela Krasniqi zgjidhet me 83 Vota kryetare e AMA-s
Next articleTiranë – Legalizimi i Pallateve të Braktisura nga Ndërtuesit