Kreu Aktualitet Edi Paloka: Tregon 4200 formularet e firmosur

Edi Paloka: Tregon 4200 formularet e firmosur

75

Edi Paloka në një deklaratee për mediat nga selia blu ka treguar formularët dhe firmat e 4200 anëtarëve të PD që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Kamerat e disa prej televizioneve ndodhen në zyren e tij duke beeree tee mundur trasmetimin live tee keesaj deklarate.

Paloka ka rithekson që firmat do të verifikohen nga një Komision i Posaçëm i zgjedhur ditën e mbledhjes se Kuvendit peer çdo aludim qee mund tee ketee nga dikush.

Qëllimi sot, i gazetarëve është kush ka durim të ulet dhe t’i shohë këta formularë. Të dhënat personale, ato që duhet të ruhet fshehtësia ju lutem të mos i fokusoni.
Janë 4200 formulare  të dorëzuar diteen e paree kanë ardhur dhe formularë të tjeree tee cilat  janë formularë të plotësuar nga delegatët.

Të gjithë këta që kanë firmosur nuk janë thjesht anëtarë, por janë delegatë të Kuvendit. Delegatët nuk ndryshojnë, janë po ata. Nga kryetar seksioni deri tek kryetari i partisë të degës. Janë të gjitha të dhënat, emër, mbiemër, emër të babës, numrat e kartës së identitetit dhe funksionin në parti që i bën delegat. As unë dhe as ju nuk do bëni verifikimin e emrave. Këtë gjë e bën komisioni i verifikimit të mandateve në Kuvend.


Jemi të detyruar të zbatojmë detyrat tona statutore. Nëse dikush nuk e zbaton këtë detyrim atëherë kanë detyrimin firmëtarët që janë realisht nismëtarët e Kuvendit të vazhdojnë me procedurat.

Previous articleShkarkohet  Nënkryetari i Bashkisë Durrës, Arbër Braho.
Next articleThe Ultimate Guide To Online Dating